Kompanitë më të mëdha amerikane dalin hapur kundër Trump!
97 kompani amerikane kanë marrë një nismë ligjore kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump ndaj ndalimit të udhëtimeve të qytetarëve të 7 shteteve me shumicë myslimane.

Drejtuesit e lartë të Google, Apple, Microsoft, Facebook, Twitter, Intel dhe Netflix kanë firmosur deklaratën e përbashkët, ku thuhet se vendimi i Trump është në kundërshtim me ligjet amerikane të emigracionit dhe vet kushtetutës së SHBA, transmeton Albeu.com.

deklaratën e përbashkët, gjithashtu thuhet se vendimi për vizat ka krijuar një ndryshom të menjëhershëm dhe kjo mund të shkaktojë dëm të madh për kompanitë amerikane.

Deklarata e mbshtetur nga 97 korporata amerikane i është dorëzuar Gjykatës së Apelit nr. 9 në San Francisco. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 01:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori