Të dënuarit marrin peng punonjësit në një burg në SHBA
Disa të burgosur në rajonin Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë peng disa punonjës të burgut. Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur në burgun "James Vaughn" në rajonin Delaëare, ku të dënuarit fillimisht kanë marrë peng 5 nga punonjësit e burgut, ndërsa pas disa orësh kanë liruar dy prej punonjësve dhe kanë vazhduar protestën e tyre.

Sipas "Neës Journal", e cila ka kontaktuar me telefon me të burgosurit, shkruan se të burgosurit po protestojnë kundër kushteve të këqija dhe mungesën e mundësive arsimore në burg.

Gazeta shkruan se të burgosurit kanë kundërshtuar edhe zgjedhjen si president të Amerikës Donald Trump, ku një nga të burgosurit ka thënë se: "Me zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-së kushtet në burgje do të përkeqësohen". /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori