Arratisja e Edison Pulës nga burgu në Itali, një makinë e priste jashtë

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e 27-vjeçarit Edison Pula nga burgu i Trevisos në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se Pulën po e priste një makinë jo shumë larg murit rrethues të burgut.

Pula së bashku me 2 shqiptarë të tjerë prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë në oborr. 27-vjeçari Pula arriti të kapërcente murin dhe të humbet gjurmët, ndërsa dy të tjerët u kapën menjëherë dhe u rikthyen në qeli.

Meiet italiane shkruajnë se ndoshta ky ishte një plan për të lejuar Pulën të ikte.