Superprojekti i Erdoganit, tunel 5 km nën ujërat e Bosforit (FOTO LAJM)

Turqia europiane dhe ajo aziatike tashmë do të lidhen përmes tunelit të parë nën ujërat e Bosforit.

Tuneli është i gjatë rreth pesë kilometra në dy nivele, dhe që do t'i shkurtojë qytetarëve turq rreth 45 minuta udhëtim.

Ndërtimi i tunelit ka filluar që në vitin 2011 dhe ka kushtuar rreth 1.25 miliardë dollarë.

Xhiron e parë në tunelin "Euroazia" e ka bërë vetë presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan, i shoqëruar nga ministri i Qarkullimit, Ahmat Arsllan.

"Sot e bëmë kalimin e parë përmes një projkti historik turk", ka thënë presidenti.

Sipas medieve turke, tuneli do të hapet zyrtarisht më 20 dhjetor, dhe kalimi në të do të kushtojë katër euro plus. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2016, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori