Humbi të ëmën në aksident, bukuroshja në garën europiane: E kam bekim kudo

Valentina Turatti është 23 vjeçarja e cila do të përfaqësoj Shqipërinë në Miss Europe. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’, Valentina na rrëfeu më tepër për veten dhe këtë rrugëtim të ri që ajo do të nis.

Një ndër ngjarjet që i ka ndryshuar jetën ka qenë edhe humbja e mamasë së saj. Valentina, në rrëfimin e saj emocional tregoi se pas një aksidenti të rëndë ku e ëma humbi jetën dhe ajo pësoi ndërlikime shëndetsore, u detyrua të lej edhe baletin që e konsideronte pasionin dhe dëshirën më të madhe në jetë.

“Ka humbur jetën në një aksident ku isha edhe unë. Në atë kohë unë u shkëputa dhe nga baleti. Të ndryshon komplet jetën por më ka lënë forcën e saj. Kudo që unë iki ajo është me mua dhe e di që edhe për këtë eksperiencë ajo do të jetë me mua. Dhe kur më ka ardhur ftesa kam falenderuar mamin.” – shprehu Turatti.

Ndonëse e rritur në Itali, me mamanë shqiptare dhe babain italian, ajo flet një shqipe perfekte. Modelja tha se dashuria për vendin e saj ka nisur që në fëmijëri dhe gjithmonë ëndërronte për një karrierë televizive.

“Jam shumë krenare që përfaqësoj vendin tim dhe vendin e mamit. Dhe ajo do të ishte shumë krenare për mua.” – tha mes emocionesh modelja.

Turatti është një personazh i njohur për publikun shqiptar për shkak edhe të pjesëmarrjes ne reality show dating në Shqipëri. Teksa kërkonte dashurinë në ekran, pas shkëputjes nga kamera, Valentina zbuloi se tashmë është në një lidhje sentimentale më e lumtur se kurrë.

“Më thotë që jam më e bukur. Unë gjithmonë shqiptar e kam dashur të dashurin, nuk e dua italian. Ai është krenar për mua.


Shtuar 28.03.2022 18:26