Protesta jep efekt, ulet çmimi i naftës në vend

Pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, çmimi i naftës është ulur. Nga 260 lekë për litër ka zbritur në 245 lekë për litër.

I ftuar në emisionin Opinion, përfaqësuesi i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj ka treguar se çmimet do të normalizohen në prill.

Sipas tij vlera e naftës do të zbresë në 180-190 Lekë për litër.

“Çmimet gjatë kësaj periudhe do të kenë shumë goditje. Në rastin më të keq, brenda Prillit çmimet do stabilizohen, gati aty para luftës, aty te 180, 190 lekë. Nafta është një bursë ose dyqan virtual që kërkesa dhe oferta lëvizin 24 orë. Ky treg global kërkon 100 milion fuçi në ditë për gjithë botën. Ky është çmim botëror. Rusia prodhues është i dyti, eksportues i treti. Bllokimi i naftës ruse akoma s’ka ndodhur. Por e ka rritur mendimi, paniku. Gjithçka mund të jetë e përkohshme”, u shpreh Luigj Aliaj.


Shtuar 9.03.2022 22:53