Sulmuesit amerikanë fluturojnë pranë Koresë së Veriut
Pëlqej
Sulmuesit amerikanë kanë fluturuar pranë Koresë së Veriut për të treguar se Presidenti Trump ka shumë opsione ushtarake për të mposhtur çdo kërcënim, tha Pentagoni.

Ky veprim synon të tregojë se Presidenti Donald Trump ka një “varg opsionesh ushtarake për të mposhtur çdo kërcënim”, tha zëdhënësja Dana White.

SHBA dhe Koreja e Veriut kanë ngritur retorikën e tyre kohët e fundit.

Bombarduesit e ngritur në fluturim janë ata bërthamor B-1B të shoqëruar nga luftarakët F-15, të cilët kanë fluturuar jashtë bregut të Koresë së Veriut në një zonë çmilitarizuar. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori