Sulmuesi i xhamisë së Londrës i dërgon puthje turmës së zemëruar gjatë arrestimit (VIDEO)

Pëlqej
Shoferi i automjetit që i shkeli besimtarët që po dilnin nga një xhami në Londër, është kapur në kamerë teksa i dërgonte puthje turmës së zemëruar të njerëzve, të cilët i brohorisnin atij “Vrasës!”

Ai mori përpara me makinë besimtarët myslimanë të cilët po e ndihmonin një besimtar të moshuar që kishte humbur vetëdijen pas faljes së namazit mbrëmë pak para mesnatës në xhaminë e Finsbury Park.

Besimtari i moshuar ka ndërruar jetë më vonë, por nuk dihet nëse vdekja e tij është shkaktuar nga sulmi.

Ndërkohë, sulmuesi 48-vjeçar, i cili ende s’është identifikuar, kishte bërtitur: “Dua të vras myslimanë”. /albeu.com/


Shtuar më 19/06/2017, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori