Sulmuesi i Vegasit mund të ketë pasur probleme mendore
Sulmuesi i Las Vegasit, Stephen Paddock, ka mundësi të ketë vuajtur nga një sëmundje e rëndë mendore, sipas burimeve të afërta me hetimin policor.

Hetuesit e FBI-së kanë marrë në pyetje qindra njerëz gjatë javës së fundit dhe kanë gjetur se Paddock, kishte probleme të lidhej me njerëz.

Ata besojnë se ai ishte person i ftohtë dhe se kishte vështirësi të krijonte dhe ruante marrëdhënie kuptimplota me njerëz.

Oficerët kanë gjetur tableta “Valium” në dhomën e katit të 32-t në hotelin “Mandalay Bay”, ku ai u gjet i vdekur pas sulmit. Ky ilaç përdoret për të trajtuar një numër sëmundjesh mendore, nga ankthi te sulmet e panikut.

Policia ende nuk ka mundur t’i gjejë motivet e sulmit, si pasojë e të cilit 58 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë mbetën te plagosur. /albeu.com/

Shtuar më 09/10/2017, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori