E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Sulmuesi i policit në Paris ka pranuar se ka lidhje me ISIS
Personi i cili sulmoi policin jo shumë larg katedrales Notre Dame në Paris, është i lidhur me “Shtetin Islamik”, njoftuan të mërkurën autoritetet franceze.

Familja e tij njoftoi se është e shokuar, ndërsa zyrtarët thanë se ai është i panjohur për shërbimet e inteligjencës, transmeton AFP.

Polici i lënduar ndërkohë ka përshkruar se kishte menduar se do të vdesë kur ishte sulmuar para katedrales, para se kolegu i tij të kishte shtënë mbi sulmuesin.

Video-xhirimi në të cilin shihet studenti algjerian se si shpreh besnikërinë ndaj ISIS është gjetur nga policia gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në një paralagje të Parisit. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2017, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori