Pas mbylljes së klubeve të natës, Klajdi Haruni bëhet gjinekolog? (FOTO LAJM)

Me mbylljen e klubeve të natës në vendin tonë dhe ndalimit të muzikës, si pasojë e situatës me Covid-19 dhe çfarëdo arsyetimi që qëndron pas ndalimit të muzikës në orën 20:00, të shumtë kanë qenë artistët që kanë ngritur zërin dhe kanë shprehur pakënaqësine ndaj këtij vendimi.

Ndryshe ka ndodhur me Klajdi Harunin i cili ka menduar të përshtatet me situatën e re dhe të gjejë një tjetër profesion. Jo, nuk po flasim për punën në ndërtim që Ministrja e Ekonomisë sugjeroi disa javë më parë për këngëtarët.

Me postimin e fundit në Instagram, Klajdi duket se është i gatshëm që të marrë përsipër profesionin e gjinekologut.

“Meqë jemi edhe si pa punë“- shkruan artisti bashkangjitur me postimin.

Pra ai që do të punojë, nuk i thotë jo mundësive të reja. Bravo Klajdi dhe sa më shumë suksese në profesionin e ri!


Shtuar 23.07.2020 16:56