Theu xhamin e urgjencës pasi nuk po i mjekonin të atin, policia arreston të riun në Durrës

Pak minuta më parë për një situatë kaotike në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku familjarët e një pacienti kishuin thyer xhamin e derës në hyrjen kryesore, për shkak të vonesës në dhënien e trajtimit mjekësor.

Më poshtë janë edhe pamjet kur policia vë në pranga të riun, që dyshohet se theu xhamin e urgjencës, për shkak se të atit të tij i ishte vonuar dhënia e ndihmës së parë.

Siç edhe shihet në pamje, i riu ka dorën e fashuar, dhe merret nga disa punonjës të policisë së rendit.

Xhaxhai i të riut të shoqëruar i tha Fax News, se vëllai i tij për më shumë se dy orë e gjysmë ishte lënë në derën e urgjencës, pa i dhënë asnjë ndihmë mjekësore.

Kjo ka irrituar të riun, e shqetësuar për shëndetin e të atit, duke e detyruar që të thyente xhamin në mënyrë që të kishte komunikim të drejtpërdrejtë me mjekun.

Mungesa e kapaciteteve dhe stafeve mjekësore ka bërë që në jo pak raste, qytetarët të detyrohen të konfliktohet me personelin mjekësor, për shkak të vonesave në marrjen e ndihmës së parë.

Jo vetëm në Durrës, por edhe në urgjencën e Tiranës, kapacitetet pritëse janë shumë më të ulëta sesa fluksi i pacientëve, çka detyron që në shumë raste, persona me klinikë të rëndë mjekësore të presin në karrige për të marrë ndihmën e parë.

Veçanërisht në stinën e verës, urgjenca e qytetit të Durrësit pret më shumë pacientë se zakonisht, për shkak të numrit të lartë të turistëve që akomodohen në qytetin bregdetar. E padyshim kjo do të kërkonte dhe një rritje të stafeve mjekësore, gjë që në fakt duket se nuk ka ndodhur në Durrës./faxnews