Sulmohet sërish gazetari malazez
Në shtëpinë familjare në Beran të gazetarit Tufik Softiq është vendosur eksloziv, pothuajse në të njejtin vend ku është rrahur brutalisht para gjashtë vitesh.

Sipas mediave serbe dhe malazeze, gazetarit të "Vijestit" eksplozivi i është vendosur një metër larg nga makina e tij, të cilën kishte vetëm 20 minuta që e kishte parkuar.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për personat që kanë kryer këtë veprim, por dihet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Në kohën e sulmit, ai ka qenë në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ai ka thënë se vetura nuk është dëmtuar duke nxitur inspektorët të bësojnë se në fakt është hedhur shok bombë.

Më 1 nëntor të vitit 2007">2007, dy persona të maskuar e kanë lënduar rëndë gazetarin e njohur malazez duke e goditur me shkopinj gome në kokë, njofton Koha Ditore.

Autorët e atij rasti asnjëherë nuk janë sjellë para drejtësisë.

Para sulmit, Softiq ka marrë kërcënime për shkak të teksteve rreth grupeve kriminale të veriut të Malit të Zi. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2013, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori