Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Sulmohet një xhami në Angli
Një xhamie në Birmingham i ishin thyer dritaret gjatë natës, duke bërë që imami të kërkojë nga policia më shumë mbrojtje para lutjeve të së premtes.

Shtatë dritare dhe dy dyer u thyen në sulmin e natës së vonë në Qendrën Islame në Witton Road në Witton.

Imami i xhamisë thotë se sulmi ndodhi midis orës 1.30 dhe orës 02:00.

Policia e West Midlands konfirmoi se xhamia është sulmuar dhe se ata po shqyrtojnë raporte për ‘disa’ xhami të tjera që u vandalizuan gjithashtu.

Fotot e xhamisë së dëmtuar janë postuar në internet nga këshilltari i Partisë Laburiste për lagjen Bromford dhe Hodge Hill, Majid Mahmood.

Ai shkroi: “Për fat të keq, Qendra Islame në Witton Road u sulmua brenda natës nga një individ që përdorte çekiç për të thyer dritaret”

“Unë thashë javën e kaluar se muslimanët kishin frikë pas sulmeve terroriste në Christchurch.Ne kemi nevojë për mbështetje në Brum.”

Sharafat Ali, 66, tha për Birmingham Live: “E tmerrshme, komuniteti është i tronditur për shkak të asaj që ndodhi në Zelandën e Re.
Shtuar më 21/03/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori