Sulmohet nga derri i egër, 53-vjeçari humb gishtin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Clive Lilley ka përshkruar momentin e tmerrshëm kur u kafshua nga një derr i egër ndërsa po ecte me qenin e tij në Pyllin e Dekanit që ndodhet afër shtëpisë së tij.

Derri doli nga zonat e ulëta ku qëndron dhe kafshoi gishtin tregues të dorës së tij të djathtë gjatë sulmit në Lydney.

Clive nuk e vuri re që nuk e kishte pjesën e sipërme të gishtit derisa hoqi dorezën.

"Ishte 7.30 e mëngjesit dhe ishte aq errësirë sa nuk shihje asgjë. Derri ishte vetëm 1 metër larg meje dhe kërceu për të më kafshuar. Vetëm kur hoqa dorezën vura re që nuk e kisha një pjesë," tha ai.

53-vjecari besohet të jetë viktima e parë në Britani e sulmuar nga derrat e egër.

"I shwtis qentë në pyll çdo ditë dhe kam parë qindra herë gjedhë, por asnjëherë nuk kam pasur ndonjë problem me ta", shtoi ai. /albeu.com/























Shtuar më 12/01/2018, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori