Sulmohet me gurë selia e "Agimit të Artë"
Një sulm me gurë dhe me mjete të tjera të forta është kryer në zyrat qendrore të partisë të ekstremit të djathtë "Agimi i Artë" në Greqi.

Përveç selisë, grupi i personave me gurë në duar kanë sulmuar edhe makinat që ndodheshin pranë selisë së partisë.

Sipas të dhënave të para, nga sulmi ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Grupi i personave që kanë gjuajtur me gurë mësohet të jenë krahu kundërshtues i partisë neonaziste greke.

Partia "Agimi i Artë", duke përfituar nga kriza e rëndë ka arritur të ketë rritje të popullaritetit./albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori