Sulmohet me gërshërë vajza myslimane
Pëlqej
Një vajzë muslimane në qytetin Toronto të Kanadasë, u sulmua nga një person me anë të një gërshëre.
Sulmuesi i cili iu afrua 11 vjeçares Khawlah Noman që ishte duke shkuar në shkollë, u mundua që t’ia presë shaminë me gërshërë. Ngjarja u zbulua pasi familja e vajzës njoftoi rastin në polici.

“U ndjeva me të vërtetë e frikësuar dhe hutuar”, tha Khawlah Noman në një deklaratë për gazetarët. Ajo tregoi se ditën e premte gjatë ecjes së saj bashkë me vëllain Mohammed Zakariyya në shkollë, ka ndjerë që një person i është afruar dhe kur e ka kthyer kokën e ka parë një person me gërshërë në dorë.

“Pasi bërtita ai u largua, por pas disa minutash erdhi përsëri. Vazhdoi të presë shaminë time”, tha Khawlah duke treguar se sulmuesi është munduar që dy herë ta presë shaminë e saj.

Khawlah më tej theksoi se për atë është e tmerrshme ideja për të shkuar në shkollë në këmbë dhe duke i bërë thirrje sulmuesit tha se “Atë që u munduat ta bëni me të vërtetë është gabim. Nuk duhet të trajtohet veçanërisht një fëmijë në këtë mënyrë”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori