Gattuso dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Barçës

Gennaro Gattuso ka vendosur për objektivin e tij të parë të transferimit te Valencia.

Më herët u raportua se trajneri 44-vjeçar është afër emërimit në klubin spanjoll.

Italiani planifikon të rinovojë skuadrën dhe një nga prioritetet e tij është të ftojë mesfushorin e Barcelonës, Ricard Puig. Gattuso beson se mesfushori 22-vjeçar mund të jetë një lojtar kyç në qendër të Valencias.

Xavi, në një bisedë me Puig, i bëri të qartë se sezonin e ardhshëm nuk mund t’i garantonte një vend të rregullt në skuadër. /albeu.com/


Shtuar 1.06.2022 16:08