Sulmohet kryetari i opozitës në Turqi, dalin pamjet e rënda (FOTO LAJM)

Kryetari i opozitës turke në Turqi, Kemal Kilicdaroglu është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme duke marrë edhe lëndime trupore.

Kryetari i partisë që është themeluar nga Kemal Ataturku ka marrë pjesë sot në Ankara në një varrim të një ushtari të rënë gjatë luftës me militantët e partisë komuniste kurde. Ndërkaq sipas mediave turke ka qenë një grup personash që ka sulmuar dhe madje e kanë goditur me grusht kryetarin e partisë Republikane.

Pas sulmit, Kilicdaroglu është shprehur se nuk do të bëjë asnjë milimetër pas. E megjithatë mësohet se gjendja e tij shëndetsore është e mirë.

Kjo situatë tensioni vjen vetëm pak kohë kur opozita ka triumfuar në zgjedhjet vendore duke fituar qytetet e mëdha si Stambolli, Ankara, Izmir, Antalija dhe Adana.
Shtuar më 21/04/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori