“Të dua shumë”, gruaja e shoferit të “thasëve” me euro i flet burrit para Gjykatës (VIDEO)

Shoferi i trajlerit ku u kapën 500 mijë euro në Portin e durrësit ka dalë sot në Gjykatë.

Andon Thanasi, shoferi i trajlerit ku u kapën 500 mijë euro në Portin e Durrësit akuzohet për transport të parave të paligjshme dhe të padeklaruara dhe është lënë në burg.

Thanasi nga Tirana u arrestua ditën e shtunë në portin detar të Durrësit për transport të paligjshëm të shumave monetare. Ndërkohë, gruaja e tij e ka pritur nga dera e gjykatës së Durrësit ku ai mësoi edhe masën e sigurisë.

Ajo dëgjohet t’i thotë: “Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua.” /albeu.com/


Shtuar 16.06.2020 12:12