EMRI/ Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Qafë e Malit-Bajram Curri.

Si pasojë, ka humbur jetën Mark Nika, rreth 70 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës. Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.

Fatmirësisht, një grua dhe një fëmijë kanë shpëtuar

Njoftimi i policisë

“Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë

Gjithashtu nga Informacionet paraprake mesohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojn për nxjerrjen e tij nga automjeti

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.


Shtuar 7.06.2020 10:31