Sulmohet ekipi i OKB-së në kufirin Nigeri-Kamerun, 5 të vrarë
Një grup i armatosur ka sulmuar ekipin teknik të OKB-së në kufirin mes Nigerisë dhe Kamerunit, duke vrarë kështu pesë persona dhe plagosur disa të tjerë, njofton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Afrikën Perëndimore.

Sulmi ndodhi dje rreth orës 14.00 me orën lokale, afër qytetit kufitar të Kamerunit, Kontcha.

Viktimat janë një kontraktues i pavarur i OKB-së, tre qytetarë nigerianë dhe një qytetarë i Kamerunit. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori