SHBA-ja është "zemëruar" ndaj sulmit të një
autokolone që po transportonte ndihma humanitare në
afërsi të qytetit
sirian të Alepos, i cili la 12 civilë të vdekur.
Sipas OKB-së, autokolona është goditur në
afërsi të qytetit të mbajtur nga rebelët e Urum al-Kubra, ndërsa aktivistët thonë se sulmi ajror goditi kamionët disa orë pasi ushtria deklaroi një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia, thotë "BBC".
"Destinacioni i kësaj
autokolone ishte i njohur për regjimin
sirian dhe Federatën Ruse", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2016,
ora 11:22