Sulmohet ambasada SHBA, 13 të plagosur në Egjipt
Protesta në Egjipt (Foto: AFP)
Të paktën 13 të plagosur janë shënuar mëngjesin e së enjtes përpara ndërtesës së ambasadës amerikaneKajro, pas protestave të manifestuesve lidhur me një film mbi Islamin.

Forcat speciale të sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të mbajtur larg Ambasadës AmerikaneKajro qindra protestues. Demonstruesit kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi gjatë përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë ata, ndërkohë që raportohet për 13 të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2012, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori