Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë njofton se
ambasada e saj në kryeqytetin e Libisë,
Tripoli, është sulmuar të mërkurën, dhe se një person i armatosur ka provuar të hyjë në ndërtesat e ambasadës. Një zyrtar i ministrisë ka thënë për Itar-Tass se për fat të mirë, në këtë incident nuk ka pasur të lënduar. Agjencia shtetërore e lajmeve e Libisë ka raportuar se sulmi besohet të ketë ardhur në shenjë proteste ndaj vrasjes së një oficeri të Libisë nga grua
ruse në
Tripoli të martën.
Shtuar më 03/10/2013,
ora 09:21