Nesta: Milan mund të hapë një epokë të re

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ish-mbrojtësi i jashtëzakonshëm i Milanit dhe Italisë, Alessandro Nesta është shprehur rreth skuadrës aktuale të kampionëve të Serie A.

“Milani mund të hapë një epokë të re. Vitin e kaluar ata fituan në befasi, por me meritë dhe tani ata mund ta përsërisin këtë gjë.

Lojtarët që janë, personaliteti dhe përvoja mund të sjellin yllin e dytë. Unë isha më skeptik vitin e kaluar, por tani mendoj ndryshe.

Skuadra është rritur dhe unë mendoj se këtë sezon do të jetë një përballje kokë më kokë me Napolin për fitimin e Serie A”, është shprehur Nesta./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.09.2022 11:49