Rreh dhe kërcënon me thikë babain, arrestohet 20-vjeçari në Gramsh

Një telefonatë ka mbërritur mesditën e sotme në polici ku një 20- vjecar po ushtronte dhunë ndaj babit të tij dhe jo vetëm pasi djali e kërcënonte vazhdimisht të atin duke i dëmtuar automjetin dhe duke shkatërruar orenditë e shtëpisë.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u parandalua ngjarja e mundshme kriminale ku është vënë në pranga shtetasi me iniciale S.K., 20 vjec.

Njoftimi i policisë

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga shtetasi S. K., 45 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 27.04.2022 14:33