Sulmi ne Rripin e Gazes, plagosen gjashte ushtare izraelite
Pëlqej
Albeu.com
Rripi Gazës - Gjashtë ushtarë izraelitë janë plagosur gjatë një sulmi me mortaja përtej kufirit të Rripit të Gazës. Reuters citon burime ushtarake të cilët kanë deklaruar se nuk pati deklarata që merrnin përsipër përgjegjësinë e sulmit në Nahal Oz, zona ku ndodhej garnizoni ushtarak dhe ku ranë mortajat. Disa orë më parë, grupi islamik Hamas që kontrollon Gazan deklaroi se dy nga anëtarët e tij ishin plagosur nga një sulm ajror izraelit. Militantët kanë lëshuar me mbi dhjetë raketa dhe mortaja drejt Izraelit gjatë javëve të kaluara, pasi izraelitët zhvilluan sulme arjore ku u vranë mbi dhjetë palestinezë dhe më pas mbyllën pikat e kalimit kufitar me Gaza.
Shtuar më 29/11/2008, ora 21:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori