Sulmi në Paris 'frikëson' Britaninë, ndërmerren masa sigurie
Qeveria e Britanisë së Madhe deklaroi se ka rritur sigurinë në kufijtë e saj, përfshirë portet dhe pikat e kontrollit që operojnë në tokën franceze, pas sulmit të djeshëm në selinë e Charlie Hebdo në Paris.

Një zëdhënëse e kryeministrit David Cameroon ka deklaruar se forcat shtesë të sigurimit nuk janë të bazuara në ndonjë informatë specifike të inteligjencës dhe se nuk kishte plane të rritjes së rritjes së alarmit të rrezikut të vendit, i cili tashmë është në nivelin e dytë më të lartë.

“Si masë parandaluese kemi rritur sigurinë në kufijtë tanë”, ka deklaruar zëdhënësja për gazetarët, transmeton koha.net.

“Për shembull në porte, njerëzit do të vërejnë një kontroll më të madhe të veturave e kamionëve, një skanim më të madh të mallrave dhe po ashtu prezencë më të madhe të dukshme të forcave policore”, përfundoi zëdhënësja. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori