Sulmi në Londër, një i vrarë dhjetë të plagosur
Pëlqej
Një makinë ka goditur këmbësorët në parkun Finsbury, pranë një xhamie, në veri të Londrës, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Policia britanike është duke bërë hetime nëse sulmi ka të bëjë me sulm terrorist.

"Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë polica, duke shtuar se dhjetë persona janë lënduar, dy duke u trajtuar ku ka ndodhur sulmi, ndërsa tetë të tjerë në spital.

Policia ka thënë se një person është arrestuar pasi dëshmitarët kanë thënë që sulmi të ketë qenë i qëllimshëm.

I arrestuari është një 48 vjeçar, që dyshohet se e ka kryer sulmin.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në spital për vlerësim të gjendjes së tij mendore.

Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori