Sulmi në klubin e natës në SHBA, vdesin 20 dhe plagosen 42 të tjerë
Gjatë sulmit me armë të kryer në Orlando të Floridas mësohet se janë vrarë së paku 20 persona dhe 42 të tjerë janë plagosur. Zyrtarët policorë kanë thënë se oficerët janë futur në klubin, “Pulse” rreth 3 orë pasi janë dëgjuar të shtënat.

Policia e ka vrarë sulmuesin, i cili gjithashtu kishte marrë disa persona peng. Ata e quajnë këtë një vepër e terrorizmit, por ende nuk e dinë nëse fjala është për veprim të brendshëm apo ndërkombëtar.

Të afërmit e personave që kanë qenë brenda këtij klubi nate për homoseksualë, janë mbledhur nëpër spitale vendore, duke kërkuar dëshpërimisht lajme për të afërmit e tyre. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2016, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori