Sulmi në Francë, flasin dëshmitarët
Flasinm dëshmitarët e mbijetuar të sulmit terrorist në qytetin Nice të Francës, ku kanë humbur jetën 84 persona, duke e cilësuar si një natë të tmerrshme.

Dëshmitarja e rastit, Celia Delcourt, 20 vjeçare nga Nice, ishte duke u kënaqur gjatë festimeve të festës së Bastiljes kur sulmi kishte ndodhur. Ajo tregoi se ngjarja ishte e tmerrshme dhe asnjëherë nuk kishte menduar se do të ndodhte një gjë e tillë në qytetin e saj.

“Kur mbaruan fishekzjarrët, ne shkuam në shëtitoren e Promenade des Anglais dhe filluam të ecnim kur i dëgjuam të shtënat me armë dhe filluam të vraponim vetëm se i pamë të tjerët pa e ditur se çfarë po ndodhte” ka thënë Celia.

Ndërsa një tjetër dëshmitare britanike, Esther Serëah ishte duke u shëtitur me vajzat e saj kur njerëzit filluan të bërtasin dhe të vraponin. Serëahka thënë për The Mirror, se nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur i pa të gjithë duke vrapuar.

“Njerëzit më bërtisnin në gjuhën frënge por unë nuk i kuptoja. Shihja njerëz të vdekur në rrugë dhe të tjerë që kalonin mbi trupat e tyre. Ishte e tmerrshme, akoma jam duke u dridhur” e përshkroi ngjarjen ajo.

Një tjetër dëshmitar Wassim Bouhel, gruaja e të cilit është në mesin e viktimave të sulmit tregoi tmerrin e përjetuar duke thënë se i dukej si një halucinacion.

“Gruaja ime po qëndronte një metër tutje, e vdekur. Ndërsa unë akoma nuk po arrija të kuptoja se çfarë ishte duke ndodhur, asnjëherë nuk kisha parë diçka të tillë” tha Bouhel.

Ndërsa një dëshmitar nga SHBA i cili po qëndronte për pushime në Nice tha se ai punonte në departamentin e vrasjeve dhe asnjëherë nuk kishte parë diçka të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2016, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori