Sulmi në Florida/ I riu ishte frymëzuar në internet
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe shefi i Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) kanë konfirmuar se i riu që sulmoi klubin e homoseksualëve ishte frymëzuar në internet.

I riu që vrau 50 persona në një klub nate të homoseksualëve në Florida, është radikalizuar fuqishëm përmes internetit.

Britanikja “The Guardian”, shkruan sot duke cituar Presidentin Obama t’u ketë thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi të zyrtarëve të sigurisë se Omar Mateen, autori i sulmit më të rëndë në historinë e SHBA, ishte “frymëzuar nga informata të ndryshme ekstremiste që ishin shpërndarë në internet”.

Edhe James Comey, drejtor i FBI-së, i cili po udhëheq hetimet rreth sulmit në Florida, ka thënë se ekzistojnë “indikacione të fuqishme të radikalizmit të këtij vrasësi, dhe frymëzimit të mundshëm të tij nga organizatat e huaja terroriste”. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori