Sulmi në Stamboll/ 15 të huaj në mesin e viktimave, a ka shqiptarë? (VIDEO)
Në mesin e viktimave të sulmit në klubin e natës në Stamboll, i cili ndodhi sapo kishte hyrë Vitit të Ri ka të paktën 15 shtetashuaj. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë turq.

Sipas informacioneve të fundit, persona të armatosur kanë vranë të paktën 39 persona, prej të cilëve 21 janë identifikuar, 15 janë të huaj, ndërsa 6 shtetas turq, raporton reuters.

Ministri i Policisë turke , Sulejman SOJLE nuk ka zbuluar se prej cilave vende janë viktimat e këtij sulmi, por tha vetëm se “janë në kërkim për terroristët e përfshirë”. Ende nuk dihet nëse mes tyre ndodhej ndonjë shqiptar.

Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët amerikanë t’i shmangen zonave përreth klubit që është sulmuar. /Albeu.com/


Shtuar më 01/01/2017, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori