Ronaldo, gjithnjë e më afër lamtumirës

Cristiano Ronaldo nuk ka pasur rikthimin që do të dëshironte dhe pritej te Manchester United. Sezoni i “Djajve të Kuq” nuk po shkon aspak sipas pritshmërive, pasi rrezikon të mbetet jashtë Champions League.

Pjesëmarrja në Champions mësohet të jetë një nga kushtet për vazhdimësinë e CR7-tës në “Old Trafford”.

Pavarësisht se është një nga golashënuesit e ekipit, përshtatja e lojës së tij me ekipin është çaluar dhe po has polemika në klub.

Shtuar kësaj edhe faktin se është më paguari në Angli dhe po ashtu faktit se ndoshta trajneri i ri do të donte të shmangte përballjet me egon e tij, e bën akoma edhe më të mundshëm largimin e tij në fundin e këtij sezoni. /albeu.com