Sulmi në Berlin/ Lihet i lirë i dyshuari i arrestuar dje
Autoritetet gjermane kanë lëshuar personin e ndaluar dje , për të cilin dyshohej se ishte i përfshirë në sulmin me kamion në Berlin, ku humbën jetën 12 persona.

Lajmin e lirimit të shtetasit tunizian e konfirmoi zëdhënësja e prokurorisë gjermane.

“Hetimet arritën në konkluzionin se personi i ndaluar nuk kishte lidhje me autorin e sulmit në Berlin dhe për rrjedhojë u la i lirë nga autoritetet. Ai u ndalua dje pasi u dyshua se i kishte dërguar një mesazh akustik autorit Anis Amri, por më pas u vërtetua se i ndaluari nuk kishte kontakt me Amri”, deklaroi zëdhënësja, Frauke Koler.

Hetuesit gjetën numrin e 40 vjeçarit tunizian që u ndalua një ditë më parë në celularin e Anis Amris, por personat në fjalë nuk kishin komunikuar menjëherë pas sulmit, ashtu si u dyshua në fillim. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2016, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori