Sulmi kamikaz në Pakistan, ushtria hakmerret duke vrarë 100 militantë
Pëlqej
Ushtria pakistaneze ka vrarë mbi 100 militantë, pas sulmit të së enjtes në një vend të shenjtë të besimit sufit, ku si pasojë e një sulmi vetëvrasës mbetën të vdekur të paktën 80 persona.

Pakistani reagoi me bastisje të gjera në mbarë vendin, madje kritikoi ashpër edhe Afganistanin, që sipas pakistanezëve po toleron militantët të futen në vendet e shenjta.

Sulmi i djeshëm, në fakt u mor përsipër nga grupi “Shtetit Islamik”, e përbën rastin e fundit të një serie bombardimesh nga militantët e këtij grupi.

Në kundërpërgjigje, rreth 18 militantë u vranë në provincën jugore të Sindhit, ku ndodhej xhamia e besimit sufist, ndërsa 13 të tjerë në veriperëndim të vendit.

Ende nuk ka raporte zyrtare se ku janë vrarë terroristët e supozuar të tjerë.

Ndërkohë, kalimi kufitar me Afganistanin është bllokuar, ndërsa janë lëshuar edhe raketa në drejtim të dy provincave afgane. Funeralet për viktimat u zhvilluan këtë të premte, ndërsa qeveria lokale e Sindhit ka shpallur 3 ditë zie. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori