Sulmi i SHBA-ve, Rusia i ofron mbrojtje ushtarake Sirisë
Menjëherë pas sulmit të SHBA-ve kundër një baze ajrore në Siri me urdhër të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me anë të një deklarate zyrtare për medie thuhet se Rusia i ka ofruar mbështetje ushtarake Sirisë.

"Ushtria ruse do të ndihmojë Sirinë për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore pas sulmit të SHBA-së në bazën ajrore të ushtrisë", thuhet në deklaratën për medie.

Kujtojmë se si pasojë e bombardimeve të SHBA, janë shkaktuar shumë dëme materiale dhe janë shkatërruar plotësisht nëntë aeroplanë ushtarakë, ndërsa kanë mbetur 9 persona të vrarë. /albeu.com/




Shtuar më 07/04/2017, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori