Sulmet ushtarake të SHBA-ve në Siri dhe Irak, 11 civilë të vrarë
Të paktën njëmbëdhjetë civilë janë vrarë në katër sulme të ndara ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja në luftë kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri, mes 25 tetorit dhe 9 dhjetorit 2016, njofton ushtria amerikane.

“Edhe pse koalicioni bën përpjekje të jashtëzakonshme për t’i goditur caqet ushtarake në një mënyrë që e minimizon rrezikun e vdekjeve të civilë, në disa incidente vdekjet e tyre janë të pashmangshme,” thuhet në një komunikatë të ushtrisë amerikane.

Numri i civilëve të vrarë qëkur fushata ajrore filloi në vitin 2014 është 199 në total, por ky vlerësim është shumë më i ulët se ato të grupeve monitoruese.

Të paktën 2.358 civilë janë varë në sulmet ajrore të koalicionit, sipas grupit monitorues “Airwars”.
Shtuar më 02/02/2017, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori