Sulmet në Paris të planifikuar dhe organizuar nga Siria
Kryeministri francez, Manuel Valls, është shprehur një ditë më parë se sulmet ishin përgatitur në Siri, ndërsa tashmë janë identifikuar edhe dy terroristë. Duket se sulmet terroriste nuk do të ndalen, pasi autoritetet kanë hedhur hije dyshimi. Kryeministri Valls tha se Franca po përballet më tepër me një “ushtri terroriste”, sesa me një “grup terrorist”.

“Ne e dimë që operacione terroriste po përgatiteshin dhe vazhdojnë të përgatiten, jo vetëm kundër Francës, por edhe vendeve të tjera të Evropës”, ka thënë ai.

Mbi 150 operacione blic janë kryer në zona të ndryshme të Francës gjatë ditës së hënë.

“Ne po përdorim të gjitha mjetet ligjore që parashikon gjendja e jashtëzakonshme, për të marrë në pyetje ata persona që janë pjesë e lëvizjes xhihadiste radikale dhe gjithë ata që mbështesin urrejtjen ndaj vendit tonë”, tha Valls.

Hetuesit kanë identifikuar dy atentatorë të tjerë, Ahmad al Mohammad dhe Samy Amimour.

Al Mohammad është emri në pasaportën siriane të gjetur në trupin e një prej atentatorëve, edhe pse identiteti i tij ende nuk është verifikuar.

Ndërsa Amimour thuhet se është duke u përballur me akuza për terrorizëm në Francë. Atentatorët e tjerë janë nga gjithë Europa.

Salah Abdeslam, 26 vjeç, i kërkuar nga policia

Mohammed Abdeslam, i arrestuar në Belgjikë

Brahim Abdeslam, 31 vjeç, i identifikuar si atentatori që vdiq në Bataclan

Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, nga rrethinat e Parisit, vdiq në sulmin në Bataclan

Bilal Hadfi, 20 vjeç, i identifikuar si atentatori që vdiq në Stadiumin e Francës

Ahmad al-Mohammad, 25 vjeç, nga Idlibi, Siri, vdiq në Stadiumin e Francës

Samy Amimour, 28 vjeç, nga rrethinat e Parisit, atentator vetëvrasës në Bataclan

Dy atentatorë të tjerë vdiqën gjatë sulmit në qytet. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2015, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori