Sulmet në Boston, publikohen fotot e të dyshuarve (VIDEO-FOTO)
Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara ka publikuar fotografitë dhe videot e dy personave të dyshuar për përfshirje të mundshme në sulmet vdekjeprurëse me bomba në maratonën e Bostonit.

FBI-ja ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar dy persona që kërkohen në lidhje me shpërthimet e Bostonit. Fillimisht edhe media kishte rënë dakord për të mos i botuar ato, por shumë kanë zgjedhur të injorojnë udhëzimet e FBI-së dhe i ka bërë publike ato.


Nga shpërthimet në maratonën e Bostonit më 15 Prill humbën jetën 3 persona dhe u plagosën rreth 170 të tjerë. /albeu.com/
Sulmet me bomba në Boston, publikohen fotot e të dyshuarve

Shtuar më 19/04/2013, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori