Luftime të ashpra në qytetin Zhytomyr, disa nga trupat ruse i dorëzohen ukrainasve (VIDEO)

Mediat e huaja raportojnë se në qytetin ukrainas Zhytomyr po zhvillohen luftime të ashpra.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, shumë godina janë djegur gjatë luftimeve, ndërsa shumë persona po angazhohen për t’i neutralizuar flakët. Nuk dihet nëse ka viktima deri në këto momente.

Edhe Kievi është përfshirë nga një seri shpërthimesh, në valën e ofensivës ruse për marrjen e zemrës së Ukrainës, por deri më tani bëhet e ditur se vendasit po bëjnë rezistencë të fortë.

Gjithashtu në një tjetër video të publikuar në rrjet, shihen se si disa nga trupat ruse i dorëzohen ushtarëve ukrainas. Ata shfaqen me duar ngritur, në rresht duke ndjekur drejtimin e ushtarëve ukrainas.

Ukraina ka pretenduar këto ditë se i ka shkaktuar dëme të shumta armikut, ku thekson se ka vrarë shumë ushtarë, e shumë të tjerë janë zënë rob. Po ashtu, janë shkatërruar tanke, avionë e helikopterë ushtarakë.