Sulme me bomba në Siri, dy fëmijë humbin jetën
Si pasojë e sulmeve me bomba fosfor dhe thërrmuese nga avionët rusë në Idlib dhe Halep të paktën dy fëmijë kanë mbetur të vdekur dhe shumë civilë të tjerë kanë mbetur të plagosur

Nga informacionet paraprake të marra nga gazetari i AA thuhet se sulmet kanë ndodhur në Kafr Hamra dhe Hrejjatan të cilat ndodhen në veri të Halepit si dhe në Maarret en-Numan të Idlib’it. Burimet kanë thënë se në Halep janë përdorur bomba fosfor, ndërsa në Idlib bomba thërrmuese, shkruan AA.

Burimet gjithashtu thanë se në sulmet e organizuara me bomba thërrmuese në Maarret en-Numan të paktën dy fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa në sulmet në veri të Halepit një numër i madh civilësh kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë që pas sulmeve thuhet se në vend ka rënë zjarr dhe se ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vend ngjarje për të marrë nën kontroll atë./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori