Pamje tmerruese, qindra të vdekur në Siri (FOTO-LAJM)

Update- Dita e sotme në Siri mund të konsiderohet si një ndër ditët më të kobshme, pasi genocidi ka përfshirë pothuajse 1300 njerëz. Mes tyre nuk ka dallim mnoshe dhe gjinie, fotot e mësipërme të tregojnë se fëmijë të moshës 10-14 vjeç janë prekur nga ky genocid, gra e burra sikur të mos ishin qenie njerëzore.

Bota në foto po sheh tmerrin që vjen nga pasojat e sulmit me gaz me helm vdekjeprurës në periferi të Damaskut. Aktivistët sirianë kanë akuzuar forcat e presidentit Bashar al-Assad për nisjen e një sulmi me gaz nervore mëngjesin e sotëm teksa familjet ishin ende duke fjetur.

Aktivistët thonë se raketa me agjentët kimikë goditur periferinë e Damaskut Ain Tarma, Zamalka dhe Jobar para agimit. /albeu.com/


..................



09.21 Mengjesin e sotëm ka pasur shpërthime dhe viktima të rënda në bastinet rebele në Damask. Këtë e bëjnë të ditur burime të opozitsë siriane dhe dëshmitarët që ndodheshin në vendngjarje, të cilët për këtë situatë akuzojnë qeverinë.

Videot e postuara në Youtube tregojnë trupat e pajetë, shumica pa shenja të dukshme të lëndimit. Nuk dihet me skatësi si dhe kur janë regjistruar videot e hedhura online.

Aktivistët e opozitës kanë ngarkuar në YouTube imazhe që tregojnë se si njerëzit po kurohen në spitale të improvizuara, pas përdorimit të armëve kimike.

Një ekip me inspektorë të OKB-së mbërriti në Siri ditën e dielën për të hetuar akuzat e mëparshme të përdorimit të armëve kimike. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2013, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori