Sulm vetëvrasës në Egjipt, pesë policë të vrarë dhe dhjetra të plagosur
Pëlqej
Pesë policë janë vrarë dhe dhjetra persona janë lënduar rëndë si pasojë e një sulmi vetëvrasës kundër një pike të kontrollit në Sinaj të Egjiptit.

Sulmuesi ka përdorur një kamion mbeturinash të mbushur me ekploziv, me të cilin e ka goditur postbllokun policor në qytetin El-Arish.

Si pasojë e shpërthimit janë sjkatërruar 3 kate të rajonit policor, ndërsa autoritetet janë ende në kërkim të personave të mbijetuar nën rrënoja.

Përgjegjësinë për këtë sulm nuk e ka marrë përsipër ende askush, por një organizatë e ndërlidhur me grupin terrorist, Shteti Islamik, ka ndërmarrë sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë së Egjiptit në Sinaj dhe pjesë të tjera të këtij vendi. /albeu.com/

Shtuar më 09/01/2017, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori