Sulm vetëvrasës në Bagdad, 35 të vdekur (VIDEO)
Të paktën 35 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një shesh të dendur në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Sipas burimeve të sigurisë, raportohet se 61 persona janë lënduar në shpërthim në rrethinën lindore të qytetit Sadr, e cila është e dominuar nga myslimanët shi'it.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se kush është përgjegjës për sulmin, por i ashtuquajturi Shtet Islam (ISIS) ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën, shkruajnë mediet.

Shteti i vetëshpallur ka marrë përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bomba në një treg në këtë qytet të shtunën, ku u vranë 28 persona.

Në agjencinë e vet të lajmeve, Amaq, ISIS ka shkruar se cak i sulmeve të tyre janë myslimanët shi'it, të cilët i cilëson si të pafe. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori