Sulm vetëvrasës në Kabul, vriten 3 ushtarë të NATO-s
Pëlqej
Një sulm vetëvrasës i planifikuar i talibanëve në Kabul ka vrarë tre ushtarë të NATO-s dhe ka plagosur 13 civilë.

Një taliban ka mbushur me bomba dhe me mjete të tjera shpërthyese një makinë dhe e ka lënë mjetin të shpërthejë përpara ambasadës së SHBA-ve.

“Mund të konfirmojmë se tre anëtarë të NATO-s kanë vdekur si pasojë e sulmit në Kabul”, ka qenë deklarata e NATO-s.

Sulmi ka ndodhur pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit afgan. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori