Sulm vetevrases ne Kabul, 7 te vdekur
Albeu.com
Shtatë persona kanë vdekur ndërsa mbi 90 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës pranë portave të selisë së komandës së NATO-s në kryeqytetin afgan Kabul. Kamikazi arrariti t'u shpëtojë unazave të sigurisë së policisë afgane duke u hedhur në ajër para selisë së forcave ndërkombëtare një javë para zgjedhjeve presidenciale.
Shpërthimi ishte i pari më i madhë në Kabul që nga shkurti, kur tetë militantë të Talibanit goditën tre ndërtesa qeveritare në të njëjtën kohë në zemër të qytetit, kur u vranë 20 vetë dhe të tetë sulmuesit.
Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët, të cilët deklaruan se cak i sulumit ka qenë selia e NATO-s dhe ambasada amerikane, ndërsa policia afgane për sulmin e ka fajsuar al-Kaedën. Zëdhënës i Talibanëve, Zabiullah Mujahid tha se në sulmin vetëvrasës me makinë janë përdorur 500 kilogram eksploziv.
Zëdhënësi i forcave të NATOs në Afganistan gjenerali i brigadës E. Tremblay njoftoi se gjatë sulmit janë plagosur disa ushtarë të Aleancës, por të gjitha viktimat janë civile.Forcat afgane të sigurisë ndaluan automjetin para selisë së NATO-s, i cili menjehërë ka shpërthyer, tha Tremblay.
Shtuar më 15/08/2009, ora 17:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori