Sulm vetëvrasës me bombë në Bagdad, vdesin 7 persona
Pëlqej
Albeu.com
Shtatë persona janë vrarë dhe 47 të tjerë janë plagosur kur një sulmues vetëvrasës me bombë ka kryer sot shpërthimin e brezit me lëndë shpërthyese afër një banke, kanë bërë të ditur burimet policore, njofton Rojter.Shpërthimi ndodhi në distriktin lindor të kryeqytetit Bagdad, ku irakianët e varfër ishin në radhë për të marrë kompensimet për racionet e ushqimit, të cilat qeveria nuk ua kishte dhënë nga viti i kaluar. Trupat e përgjakur të viktimave janë shpërndarë nëpër rrugët e qytetit.
Shtuar më 13/02/2006, ora 15:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori