Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Sulm terrorist në Francë, theret me thikë prifti kur po mbyllte derën e kishës (VIDEO)
Një sulm terrorist ka ndodhur përsëri në Lyon të Francës, ku një prift ortodoks është qëlluar me thikë teksa ishte duke mbyllur portën e kishës greke ku ai predikonte.

Sulmuesi është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ende nuk është bërë kapja e tij.

Rrethana e krimit ende janë të paqarta. Sulmi ka ndodhur në Lyon, ku dhjetëra ekipet të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Siç raporton BFM TV, prifti ortodoks është qëlluar dy herë derisa po e mbyllte kishën dhe është në gjendje kritike.

Video amatore të publikuara në rrjetet sociale shfaqin forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, duke mbërritur në vendin ku është kryer sulmi.

Kujtojmë se deklaratat e presidentit Macron mbi islamin janë shoqëruar me sulme të njëpasnjeshme terroriste në Francë, ku vetëm dy ditë më parë në ambientet e një kishe në Nisë iu pre koka një gruaje si dhe u vranë dy persona nga një i ri me origjinë tuniziane.
Shtuar më 31/10/2020, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori